Nuredin Ibishi, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, në emisionin “Puls” të KTV-së, komentoi çështjen e bartjes së armëve nga ish-kolegët e tij.
Ai tha se bartja e armëve nga deputetët në Parlament reflekton keq, sidomos kur dihet se deputeti duhet ta dorëzojë armën në hyrje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë vendet e caktuara ku duhet të dorëzohen armët. Ka shumë deputetë të kërcënuar dhe janë të pajisur me leje për armë, por brenda në Parlament nuk guxon të ketë armën”, u shpreh Ibishi.
Ish-deputeti thotë se është e pahijshme që deputeti të ketë armën me veti në Parlament dhe kjo, sipas tij, “duhet që njëherë e përgjithmonë të ndalet sepse Kosova është vend i sigurt”, deklaroi ish-anëtari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës.