Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani mori pjesë në ceremoninë e nderimit kushtuar ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, që u zhvillua sot në sallën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.
Me këtë rast Nishani shprehu keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të kancelarit Kohl dhe duke u lutur për prehjen e tij në paqe, duke iu përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, edhe në emër të popullit shqiptar, familjarëve dhe autoriteteve më të larta gjermane të pranishme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti shqiptar vlerësoi rolin, kontributin dhe vizionin largpamës të ish-kancelarit Kohl për bashkimin e Gjermanisë dhe të Evropës, si dhe mbështetjen e fortë që u dha shqiptarëve për t’u shkëputur nga diktatura komuniste e për të hedhur hapat e para të demokracisë.