“Alternativa” kishte bisedime për koalicion edhe me LDK-në edhe me LVV-në. Kryetarja, Mimoza Kusari – Lila në Rubikon të KTV-së.
Ajo theksoi se programi ishte që i bëri bashkë me LDK-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur reflektojmë prapa në atë kohë të bisedave mendoj që LVV ka pasur një vendim që të shkojnë vetëm në këto zgjedhje”, ka thënë ajo.
Disa nga kushtet që e bën bashkë me LDK-në ishin ndër të tjera edhe aktivizimi i aeroportit të Gjakovës, reforma për rend dhe ligj, ajo e administratës publike dhe dialogu me Serbinë.
Kusari – Lila tha se nuk shkuan si të vetëm në zgjedhje për shkak të frikës për zhgënjim nga votat duke marrë parasysh fatin që i kanë ndjekur partitë e reja më parë.
“Periudha kohore ka qenë shumë e shkurtë dhe nuk deshëm të përsëritet fati i të gjitha partive të reja që janë zhgënjyer edhe bartësit edhe qytetarët, si FER-i dhe ORA”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se “Alternativa” megjithatë ka dalë mirë në këto zgjedhje.