Pas 18 ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me rezultate përfundimtare për zgjedhjet e 11 qershorit.
Nga 41 për qind e pjesëmarrjes në votime, prijnë PDK-AAK-Nisma e të tjerët me 33, 74 për qind të votave, e që arrin t’i ketë 39 ulëse në Kuvend. Në krahasim me legjislaturën e kaluar, PDK-ja kishte 36 deputetë, AAK-ja kishte 8 e Nisma 6 deputetë. Me 27,49 për qind renditet Vetëvendosje, që do t’i ketë 32 ulëse në Kuvend, ndryshe nga legjislatura e kaluar sa i kishin 16 deputetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE treta mbetet LDK-ja me 25.53 për qind, që do t’i ketë 29 deputetë, bashkë me AKR-në e Alternativën, derisa vetëm LDK-ja në legjislaturën e kaluar kishte 33 deputetë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se KQZ-ja nuk është vonuar për të publikuar rezultatet përfundimtare, porse kështu kanë qenë procedurat.
Ndërkohë, deri të premten në orën 14:00, partitë politike e kandidatët për deputetë do të kenë afat për t’u ankuar në PZAP, ndërsa PZAP-ja do t’i ketë 72 orë afat për të vendosur për ato raste, nëse do të ketë.
Tek pasi të përfundojnë këto procedura, do të mund të bëhet certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja. Pas certifikimit, presidenti i republikës do t’i japë mandatin për krijimin e qeverisë partisë fituese të zgjedhjeve.