Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis fushata vetëdijesuese për parandalimin e migrimit të parregullt

Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, do të lansojë fushatën vetëdijesuese për parandalimin e migrimit të parregullt.

Në këtë konferencë do të flasin ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni,

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, NataliyaApostolova, Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, LutfiHaziri.

Lansimi i fushatës vetëdijesuese do të mbahet sot më 1 mars 2017, duke filluar në ora 10:00, në ndërtesën kryesore të MPB-së.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partner mbështetës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.