Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetë nga Parlamenti i Bavarisë vizituan KDI-në

Anëtarë të Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa në Parlamentin Shtetëror të Bavarisë vizituan sot Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), për të parë nga afër punën e KDI-së në raport me demokratizimin dhe praktikat parlamentare, monitorimin e zgjedhjeve, luftën kundër korrupsionit, procesin e dialogut si dhe projektet që lidhen me të rinjtë.

Përfaqësuesit e KDI-së, shpjeguan para delegacionit bavarez angazhimin e shoqërisë civile në Kosovë për zhvillimin e demokracisë, ndikimin në rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare dhe Kuvendit me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të këtyre institucioneve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputetët bavarez, vlerësuan lartë punën e KDI-së dhe angazhimin e shoqërisë civile në përgjithësi në Kosovë në demokratizimin e vendit. Ata shprehën interes të dinë më tepër lidhur me angazhimin e KDI-së nëpërmjet pesë programeve me theks të veçantë për projektet që lidhen me të rinjtë.

Po ashtu delegacioni nga Parlamenti baravez shprehën gatishmërinë e tyre për të shkëmbyer përvojat dhe për të bashkëpunuar në forcimin e mëtejmë të sektorit të shoqërisë civile në Kosovë.