Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq: Kurrë s’do të heqim dorë nga Kosova, populli është i vendosur për të luftuar

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq nga Graçanica e Kosovës ka porositur se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, transmeton Koha.net.

"Kurrë nuk do të heqim dorë nga lufta për Kosovën. Ua uroj të gjithëve Vidovdanin. Ky popull është i vendosur për të luftuar”, ka thënë Gjuriq për rts-në në Graçanicë, përcjell b92.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë po ashtu se kurrë nuk do të pushojë së ndihmuari serbët e Kosovës.

Gjuriq më pas ka shtuar se përfaqësuesit e Beogradit janë të gatshëm për të biseduar me përfaqësuesit e Prishtinës për shkak të interesave të serbëve në Kosovës.