Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, mbështet një politikë për dialogun e Kosovës me Serbinë, e cila ndodhet në konflikt me qasjen për të që kanë dy pretendentët kryesorë për ta drejtuar Qeverinë në mandatin e ardhshëm, Ramush Haradinaj e Albin Kurti, shkruan sot Koha Ditore.
Presidenti do që dialogu të vazhdojë, Haradinaj do përmbushje kushtesh për t’u vazhduar ai, e Kurti këmbëngul në ridizajnim të këtij procesi, pas pezullimit të tij për një periudhë njëvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ka nisur në 2011-n, kur Qeveria drejtohej nga Thaçi. Fillimisht ishte i karakterit teknik, e më pas pati avancuar në atë politik.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.