Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shfaqet një listë jozyrtare e deputetëve të ardhshëm të Vetëvendosjes

Deri më sot nuk ka pasur një listë, qoftë edhe të supozuar, fituesish të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot nëpër medie po qarkullojnë 31 emra, aq sa është raportuar se do të ketë kjo Lëvizje në përbërjen e Parlamentit të ardhshëm të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëvendosje garoi me një listë prej 110 kandidatësh, ndër të cilët ishin të gjithë ata që kishin qenë deputetë edhe në legjislaturën e fundit, por pati edhe emra të tjerë militantësh të kësaj Lëvizjeje – anëtarë të njohur të saj, por edhe prurje të reja, si Dukagjin Gorani, Adem Mikullovci e Ali Lajçi, transmeton Koha.net.

I nominuari i kësaj Lëvizjeje për kryeministër të vendit, Albin Kurti, pret që si partia me numrin më të madh të deputetëve në zgjedhjet e 11 qershorit (përjashto koalicionet), të dekretohet për formimin e Qeverisë. Kjo mund të ndodhë nëse koalicioni PAN nuk siguron numrin e 61 deputetëve (tash mund të llogarisë në 59 deputetë, bashkë me 20 deputetët e minoriteteve, që automatikisht i bashkohen subjektit/koalicionit që i besohet mandati për të qeverisur) dhe nëse LVV arrin koalicion paszgjedhor me LAA-nin.

Tinka Kurti nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për portalin Koha.net se lista qe po qarkullon nëpër media nuk është zyrtare.

Kjo është lista e publikuar sot nga disa media:

1. Albin Kurti

2. Shpend Ahmeti

3. Aida Dërguti

4. Dardan Molliqaj

5. Dardan Sejdiu

6. Albulena Haxhiu

7. Visar Ymeri

8. Glauk Konjufca

9. Donika Kadaj

10. Fisnik Ismaili

11. Rexhep Selimi

12. Besa Baftiu

13. Liburn Aliu

14. Dukagjin Gorani

15. Fatmire Kollcaku

16. Adem Mikullovci

17. Sami Kurteshi

18. Arbërie Nagavci

19. Driton Caushi

20. Faton Topalli

21. Saranda Bugujevci

22. Ismajl Kurteshi

23. Salih Saliu

24. Shqipe Pantina

25. Ali Lajçi

26. Mytaher Haskuka

27. Fitore Pacolli

28. Valon Ramadani

29. Arber Rexhaj

30. Qëndron Kastrati

31. Frasher Krasniqi