Propozimi për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski i nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski, sot arriti në arkivin e Kuvendit, transmeton Alsat-m. Shumica parlamentare njëzëri deklaroi se do të votojë “për”shkarkimin e tij. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev deklaroi se nuk ka ikje nga reformat dhe pret që opozita të mos ketë ndërhyrje procedurale për të bllokuar shkarkimin e Zvërlevskit.
I tërë opinioni e pa se si strategjia e bllokimit të VMRO-së përfundoi. Sot disi të gjithë ne shprehim keqardhje për ato ndodhi, unë aspak nuk mendoj që opozita konstruktive mund të mendoj të përsërit atë strategji. Në interes i të gjithë qytetarëve është që reformat sa më shpejtë të fillon dhe për këtë të gjithë kemi konsensus sepse të gjitha partitë ishin pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos– deklaroi Tomisllav Tuntev .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkarkimin e Prokurorit të deritanishëm Publik Marko Zvërlevski do të votojnë edhe partitë shqiptare, pjesë e shumicës parlamentare. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, në krye të Prokurorisë Publike duhet të qëndrojë një ekspert në lëmin e gjyqësisë.
Si qeveri e re, normal është propozuar deri tek Këshilli i prokurorëve për shkarkimin e Zvërlevskit dhe ne si shumicë parlamentare ne do të votojmë për shkarkimin e tij- tha Ejup Halimi, BDI.
Ne si grup parlamentar do ta përkrahim shkarkimin e Prokurorit të përgjithshëm shtetërorë. E vlerësojmë si një nga personat më përgjegjës për krizën dhe situatën të cilën e kemi në sistemin e drejtësisë. Edhe si person edhe si institucion, si prokurori e përgjithshme- tha Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.
Jemi angazhuar për angazhuar për një gjyqësi të pavarur, të drejtë, të pakontrolluar, të depolitizuar, të dekriminalizuar. Gjithsesi se kryefjala e krejt kësaj gjyqësie është Kryeprokurori Publik që do të thotë se ne do të mbështesim çdo iniciativë për shkarkimin e kryeprokurorit– tha Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.
Ndërsa nga VMRO – DPMNE-ja vetëm thanë se prokurori publik Marko Zvërlevski ishte ai i cili e hetoi kryeministrin e tanishëm Zoran Zaev në rastin “Mit marrje” dhe për këtë arsye Zaev dëshiron që sa më shpejt ta ndërrojë nga pozita e Prokurorit Publik. Javën e kaluar Këshilli i Prokurorëve publik me shumicë votash votoi për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski i cili vendim më vonë u miratua edhe nga Qeveria. Mbetet që kryeparlamentari Talat Xhaferi të caktoi seancë për rastin e Zvërlevskit nuk të cilën mund të jetë i pranishëm edhe vetë ai. Për zëvendësimin e tij është e nevojshme shumicë e thjeshtë, ose më saktë 61 e deputetë.
Pas iniciativës për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski, burime tona brenda BDI-së dhe LSDM-së flasin se në radhë për shkarkim është edhe zëvendësi i tij, Xhelal Bajrami, transmeton INA. Bajrami është kuadër i BDI-së, ka qenë ministër dhe funksionar i lartë i BDI-së gjatë qeverisjes me VMRO-në, ndërsa si pasojë e disa skandaleve, atij nuk iu dha pozicion politik, por u shpërblye me postin e zëvendësprokurorit publik.
Xhelal Bajrami njihet si bashkëpunëtor i Gordana Jankullovskës, sidomos gjatë ngjarjes makabre të vrasjes në Liqenin e Smillkovës, kur ai bashkë me ish-ministren Jankullovska, dolën para mediave dhe me krenari e quajtën procesin “Monstra” ku u akuzuan disa shqiptarë të rajonit të Shkupit. Ky proces flitet të jetë i montuar dhe se të burgosurit shqiptarë janë të pafajshëm.
Pikërisht këto detaje dhe afërsia me VMRO-në e bëjnë Xhelal Bajramin të dyshimtë dhe me çdo kusht do të kërkohet shkarkimi i tij. LSDM nuk ka besim te Bajrami, ndërsa edhe përkundër afërsisë me kreun e BDI-së, për Bajramin janë kundër një pjesë e madhe e anëtarësisë së BDI-së dhe funksionarëve të saj, të cilët besojnë se ish ministri Xhelal Bajrami e ka dëmtuar rëndë partinë e tyre.