Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, thotë se dënon ashpër çdo kërcënim që rrezikon lirinë dhe jetën e qytetarëve, dhe konsideron se është koha e fundit që veprimet kërcënuese të merren seriozisht nga institucionet e drejtësisë, “aq më parë kërcënimet ndaj veprimtares Arbana Xharra, e cila u sulmua fizikisht kohë më parë”.
Në komunikatën për media të kësaj partie thuhet se paraburgosja e anëtarit të Vetëvendosjes, që kërcënoi Arbana Xharrën, është veprim që duket mbase i vonuar, “derisa në rrjetet sociale para sa ditësh nga kjo lëvizje bëheshin ftesa për dhunë, madje ftoheshin anëtarët e kësaj lëvizjeje të përgatisnin arsenalin e tyre të mirënjohur- shishet me benzinë për djegie”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPDK thotë se pret nga Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga kjo gjuhë e urrejtjes, kërcënimit dhe veprimet e shantazhit nga anëtarët e saj.
“Kohët e fundit janë bërë përditshmëri në rrjetet sociale dhe mediet elektronike, kërcënimet dhe përkufizimet jodemokratike për zhvillimet politike, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Ky subjekt politik nuk e ka sqaruar se për çfarë rasti bëhet fjalë më konkretisht.