Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-pjesëtarët e strukturave paralele marrin paga nga Kosova pa punuar fare

Ka disa vjet që Kosova dhe Serbia e nënshkruan marrëveshjen për shuarjen e strukturave paralele dhe inkuadrimin e tyre në organet e ndryshme të vendit.

Por, shumë prej tyre po vazhdojnë të paguhen nga shteti, pa kryer asnjë punë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje as nuk po i raportojnë institucioneve nga të cilat edhe marrin pagën. Një situatë e tillë po i ndodh Inspektoratit të Punës.

Në këtë institucion janë punësuar 5 persona. Për shkak se një marrëveshje e tillë është politike, drejtuesit e këtij inspektorati po ndihen të pafuqishëm në ndryshimin e këtij realiteti.

Kohavisioni merr vesh se paga e tyre është 450 euro dhe se të njëjtit kanë nisur të paguhen nga muaji shtator i vitit të kaluar.

Kjo i bie që një punëtor nga shtatori e deri në qershor të këtij viti i ka marrë 4.500 euro pagë nga shteti dhe atë pa bërë asnjë ditë pune.

Kohavisioni merr vesh se menaxhmenti i Doganës është përballur me presion nga Ministria për Dialog pse kanë vendosur t’i shpërndajnë të njëjtit nëpër regjione të ndryshme, por kishte ndërhyrë ambasada Amerikane duke i dhënë të drejtë Doganës.

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për këtë çështje.