Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeshefi i Telekomit 5 mijë e 200 euro rrogë

Ndër më të paguarit me pagë mujore në Kosovë në sektorin publik mbetet kryeshefi ekzuktiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa me pagën 5 mijë e 182 euro në muaj. Derisa paga minimale në Kosovë 170 euro dhe paga mesatare rreth 350 euro.

Përveç pagës së lartë, Mustafa ka edhe pasuri të madhe, shtëpi 300 mijë euro, oborr 200 mijë euro, lokal afarist 80 mijë euro dhe banesë e blerë në këtë vit 250 mijë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mustafa po ashtu ka edhe para të gatshme rreth 200 mijë euro, dhe disa detyrime financiare ndaj personave fizikë dhe juridikë, shkruan KP.

Po ashtu kryeshefi ekzekutiv i Telekomit e ka të punësuar edhe gruan në këtë ndërmarrje publike me pagë në muaj 1 mijë e 377 euro. Këto të dhëna janë bërë publike sot nga formularët e deklarimit të pasurisë të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.