Mediat ndërkombëtare kanë raportuar që ISIS-i së fundi ka publikuar një audio mesazh, me të cilin u bënte thirrje simpatizantëve të vet që të kryejnë sa më shumë sulme në SHBA, Rusi, Evropë, Siri dhe në Ballkan gjatë muajit të Ramazanit, raporton KTV.
Ky audio mesazh është shpërndarë të hënën vonë nga kanali i organizatës terroriste në aplikacionin Telegram.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse autenticiteti i audios nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, zëri në të ishte i njëjti sikurse edhe në mesazhet tjera audio që ka publikuar ISIS-i nëpërmes zëdhënësit të vet, Abi al-Hassan al-Muhajer.
“Luanët e Mosulit, Rakas dhe Tal Afarit, Zoti i bekoftë ato duar të pastra dhe fytyra të ndritura...” thuhet mes tjerash në mesazh.
“Vëllezërit tuaj vepruan mirë në tokën e Evropës, Amerikës, Rusisë, Australisë e të tjera. Merrni shembull dhe veproni njëjtë,” përfundon mesazhi. Disa sulme terroriste tashmë kanë ndodhur përgjatë muajve të fundit në shumë vende e sidomos në Evropë. Dhe natyrisht asnjëherë nuk mund të përjashtohet as rreziku në Ballkan. Lidhur me këtë, nëpërmes postës elektronike, Policia e Kosovës ka thënë për KTV-në se tash për tash, nuk paraqitet ndonjë rrezik i lartë nga terrorizmi në Republikën e Kosovës.