Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Brukseli “kërkon krijimin e AKS-së pa vonesë”

Medie të Beogradit shkruajnë se “Brukseli ka kërkuar që pa vonesë të krijohet Asociacioni i komunave serbe në Kosovë”, transmeton Koha.net.

Për këtë “kërkesë”, mediet kanë cituar zëdhënësen e Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Europian Maja Kocijançiç e cila, sipas “novosti online” ka thënë se AKS duhet të formohet pa vonesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“BE pret që në kuadër të dialogut marrëdhëniet ndërmjet dy palëve të normalizohen edhe më shumë dhe që AKS të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur” ka thënë Kocijançiç për këtë portal.

Ajo ka theksuar se Marrëveshja për AKS-në është arritur ndërmjet dy palëve në dialogun e lehtësuar nga BE:

“Presim që përkushtimi konstruktiv që e dëshmuan dy palët në takimin e fundit në kuadër të dialogut, do të vazhdojë në javët dhe në muajt që vijnë”, ka përfunduar ajo.