Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vulin moslejimin e tij për të hyrë në Kosovë e quan vendim “të turpshëm”

Lëvizja e Socialistëve ka dënuar vendimin e Prishtinës për të mos i lejuar liderit të saj, Aleksandar Vulinit hyrjen në Kosovë. Vetë Vulin, ndërkaq ka thënë se Kosova ka të vetmen armë dhunën, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.

Partia e Vulinit vendimin e Prishtinës e quan “të turpshëm dhe me qëllim që të pengojë Vulinin të jetë në mesin e serb ëve të Kosovës e Metohisë”. Ata thonë se në këtë mënyrë është shkelur në mënyrë “më të vrazhdë” Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë dhe i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian të reagojë dhe të dënojë, siç janë shprehur, “sjelljen skandaloze të Prishtinës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lëvizja e Socialistëve të Vulinit po ashtu e ka gjykuar “qyqare” kërcënimin me armë të Aleksandar Jabllanoviqit, kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, ndaj aktivistëve të Listës Serbe.

“Jemi të bindur se këto incidente do të trimërojnë edhe më shumë serbët e Kosovës e Metohisë që të luftojnë për të drejtat e veta. Populli ynë në Kosovë e Metohi mund të shpresojë vetëm në qeverinë e vet dhe në Listën Serbe që garanton se nuk do të formohet e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës, që nuk do t’i shërbejë Prishtinës dhe Eamush Haradinajt”, thuhet në komunikatën që e përcjellin mediet e Beogradit.