Prokuroria Speciale Publike ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit. Sipas burimeve të televizionit Alsat M, Specialja në Çair ka ndërhyrë në bazë të procedurës para-hetimore të cilën po e udhëheq dhe që ka të bëj me ndërtimet pa leje.
Ekipi i Katica Janevas ka qëndruar mbi 3 orë në hapësirat e Komunës së Çairit duke kërkuar kështu prova materiale mbi ndërtimet pa leje, kryesisht në këtë komunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë bombat e opozitës, funksionarët të BDI-së madje edhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, dëgjohen teksa bëjnë plane të brendshme partiake për shitjen e objekteve me 1000 euro metër-katror, marrëveshje mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për anulimin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në këtë komunë dhe intervenimet e funksionarëve të BDI-së tek ish ministri i Transportit dhe lidhjeve për anulimin e urdhëresave për rrëzimin e objekteve pa leje nën arsyetimin se në Komunën e Çairit një intervenim i tillë do të kishte ndikim negativ politik ndaj BDI-së.
Në procedurë e sipër janë hetimet e para që ekipi i Katica Janevas do t’i procedojë për ndërtimet pa leje dhe keqpërdorimet e urdhëresave për rrëzimin e objekteve jashtë ligjit për legalizim në Komunën e Çairit.
Komuna e Çairit dhe kryetari Izet Mexhiti mbështesin fuqishëm punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
“E përkrahim Prokurorinë Speciale, sepse shteti juridik është vlerë e demokracisë”, thotë Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit për Zhurnal.mk
Pas lajmit të liferuar se PSP-ja ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit dhe se PSP ka ndërhyrë në bazë të procedurave para-hetimore, Zhurnal mëson se nga PSP-ja në komunën e Çairit ka qenë vetëm një përfaqësues.
Ndërsa, lidhur me ndërtesën e cila gjendet në afërsi të Ambasadës Amerikane në Shkup e që dëgjohet në të ashtuquajturat bomba të Zaevit të jetë një objekt kontestues për të cilin mund të jetë e interesuar edhe PSP-ja, nga Komuna e Çairit informojnë se ky objekt nuk është në kompetenca të komunës pasi që i njëjti është në procedurë gjyqësore.
“PSP ka delegu një përfaqësues që është pritur dhe është informuar detajishtë për procedurën e këtij objekti, që nuk është në kompetenca të komunës sepse është në procedurë gjyqësore”, thonë nga Komuna e Çairit për Zhurnal.mk.