Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesën për heqje të masës së arrestit shtëpiak kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë në fushatën elektorale.
Këtë e ka bërë të ditur Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot gjykata paska refuzuar kërkesën tonë që të lirohemi së paku gjatë fushatës elektorale për të zhvilluar lirshëm aktivitetin tonë si kandidatë për deputetë. Por derisa gjykatat e kapura po na mbajnë nën arrest me montime, qytetarët po bëjnë fushatë për ne sepse besojnë në pafajësinë tonë. Vota e tyre do të jetë dëshmi për këtë. Populli dhe historia janë gjykuesit më të rëndësishëm”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi janë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, derisa akuzohen nga Prokuroria për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.