Ministria e Financave njofton studentët e Grupit të Tretë (III) të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegjeve private, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në Ministrinë e Financave dhe agjencitë vartëse të saj, se puna praktike do të fillojë nga 1 qershori deri më 31 gusht, 2017.
“Të gjithë studentët që janë të përzgjedhur sipas Listave, duhet të paraqiten dhe të fillojnë punën praktike me datë 01.06.2017, në Ministrinë e Financave apo agjencitë vartëse të saj, pra në institucionin e caktuar – sistemuar paraprakisht për angazhim në punë praktike”, ka thënë MF në një komunikatë për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAngazhimi i studentëve për punë praktike në Ministrinë e Financave apo agjencitë vartëse të saj, bëhet duke u bazuar në Memorandumet e Bashkëpunimit që Ministria e Financave ka nënshkruar me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegjet private.