Arbëri

Haradinaj: E kemi obligim t’i dalim në krah bujkut të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, u ka premtuar përkrahje bujqve të Kosovës nëse pas 11 qershorit në qeverisje vjen koalicioni që përfaqëson ai.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se bujqit e Rahovecit, por as bujqit e Kosovës, nuk do të jenë vet.

“Do të rrimë afër njëri-tjetrit dhe kemi me punuar bashkë për të gjithat. Për politikat, legjislacionin dhe veprimet konkrete që duhet të merren në mënyrë që ta zhvillojmë bujqësinë, ta mbrojmë e promovojmë produktin vendor - bereqetin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

“Qeveria e re nuk do t’i mbetet borxh bujqve të Kosovës. E kemi për obligim me i dal në krah bujkut të Kosovës. Po i vjen fundi kohës kur bujku i Kosovës jeton dhe punon në ankth. Bujqit do të ndjehen të sigurt. Ky është një premtim që do ta bëjë realitet”, ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.