Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meha e Kryeziu vazhdojnë punën në Agjenci edhe përkundër aktakuzave

Me ta përfunduar një vizitë zyrtare në Itali, në Kosovë, ministrin Ferat Shala e priste një çështje për të cilën duhej vendosur ai.

T’i suspendojë ose jo Murat Mehën e Ismet Kryeziun, njëri kryeshef e tjetri drejtor i Drejtoratit Ligjor në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndaj tyre ishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Pyetjet nëse ministri Shala ka marrë një vendim për këtë çështje që rregullohej me Ligjin për Shërbyes Civil dhe rregulloren mbi Procedurat Disiplinore ne Shërbimin Civil, kanë mbetur pa përgjigje nga zyra për media e kësaj ministrie nga data 4 maj.

KTV-ja gjatë ditës ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga ministrin Shala, por telefoni i tij ishte i mbyllur.

I akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, përveç Mehës e Kryeziut, në procesin e njëjtë është edhe ish-shefi i zyrës së Kadastrës në Komunën e Graçanicës, Nemanja Spasiq.

Përndryshe, seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tyre, edhe më 17 maj dështoi të mbahet, shkaku se avokatët e të akuzuarit nuk kishin shkresat e lëndës, ndërsa e ardhshmja është caktuar për këtë të hënë.


Meha e Kryeziu vazhdojnë punën në Agjenci edhe... by kohanet