Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq i falënderohet ministrit grek për mosnjohje të Kosovës

Beograd, 25 maj – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar ministrin grek të mbrojtjes, Panos Kammenos për mosnjohjen e Kosovës, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.

E vlerësojmë lart mbështetjen greke në rrugën europiane të Serbisë dhe qëndrimin e palëkundur rreth mosnjohjes së pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës. Kështu e citojnë mediet e Beogradit deklaratën e kryeministrit dhe të presidentit të zgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të sotshëm me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Panos Kammenos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo