“A je ti që ke shkruar kundër profetit Muhamed”? Me këtë pyetje i janë drejtuar tre persona shkrimtarit të ri Azem Deliu, para se të sulmohej fizikisht ditën e enjte, në Komunën e Skenderajt.
Nga grushtet dhe shqelmat kishte rënë në tokë dhe goditjet ishin ndalur vetëm pasi një kalimtar i rastit kishte ndërhyrë. Sulmin ai e ka paraqitur në polici po atë ditë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër një orë policia i ka zënë dorasit, mirëpo me urdhër të prokurorisë janë liruar për t`u mbrojtur në liri.
Përveç debatit që ka ngjallur ky rast në rrjetet sociale, në lidhje me të ka reaguar vetëm Shoqëria Shekullare për Mendim Kritik, duke e cilësuar si sulm ndaj fjalës së lirë. Megjithatë kanë heshtur institucionet shtetërore, si dhe organizata që zakonisht reagojnë në rastet e cenimit të të drejtave të njeriut dhe dhunës fizike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tani gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.