Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti nuk përjashton koalicionin me VV-në, “PDK patjetër në opozitë”

Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa nuk e përjashton mundësinë për koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Është në të mirën e të gjithëve që PDK të mbetet në opozitë dhe ju siguroj që do mbetet për një kohë të gjatë”, ka thënë Hoti në Rubikon të KTV-së i pyetur se çka do të vepronte në një situatë ku do t’i kërkohej koalicion pazgjedhor për formimin e qeverisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thotë se mbeten prapa kundërshtimit të një bashkëpunimi të mëtutjeshëm me PDK-në duke mos lënë jashtë mundësinë për partneritet me subjekte tjera.

“Është herët të thuhet, por në parim PDK duhet lënë në opozitë, edhe atë për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.