Shpend Ahmeti i Prishtinës, Mimoza Kusari-Lila e Gjakovës, Agim Bahtiri i Mitrovicës dhe Rasim Selmanaj i Deçanit, janë kryetarët aktual të komunave, që i kanë hyrë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.
Futja në këtë garë, pavarësisht faktit se shumica prej tyre kanë paralajmëruar se do të garojnë edhe për nga një mandat për kryetar në komunat e tyre, po konsiderohet si lojë e pandershme për t’i sjellë vota partive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rast zgjedhjeje, nëse ndonjëri vendos që ta mbajë postin e deputetit, sipas Valmir Ismajlit nga Demokracia Plus, do të mund të nënkuptonte shpenzime shtesë për zgjedhje të parakohshme lokale në atë komunë.
Megjithatë, sipas Albert Krasniqit, nga KDI-ja ekziston mundësia e shmangies së kësaj, nëse ata tërhiqen para betimit si deputet. Që nga paslufta, nuk ka ndodhur që ndonjë komunë të shkojw në zgjedhje të parakohshme për shkak se kryetari i saj është zgjedhur deputet.