Një grup studentësh të një kolegji nga Nigeria po qëndron në Beograd. Ata i ka pritur zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.
Ai pasi u ka folur atyre për marrëdhëniet e mira të vendit të tij me Nigerinë, u ka thënë se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq e ka dekoruar presidentin e Nigerisë, Muhammad Buharin, me Urdhrin e Republikës së Serbisë me fjongo për kultivimin e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe për mosnjohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo