Kandidati i partisë Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, pas një ligjërate të mbajtur me studentët e ISPE-së dhe atyre të Universitetit Heidelberg, tha se temë e bisedës ishte shtetndërtimi i Kosovës ku theksi kryesor ishte që shtetndërtimi duhet të bëhet me një zhvillim ekonomik.
“Shtetndërtimi në Kosovë e ka pasur komponentin e funksionimit të shtetit por jo të ekonomisë dhe me Vetëvendosjen do të ketë zhvillim ekonomik”, tha Kurti në një konferencë për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i përket asaj që Vetëvendosja nuk i njeh simbolet dhe himnin e Kosovës, Kurti tha se kudo që kanë qenë simbolet e Kosovës, Vetëvendosje nuk i ka hequr dhe nuk i ka dëmtuar ato.
“Nuk keni asnjë rast që deputetët e Vetëvendosjes i kanë dëmtuar ato”, tha Kurti.
Por, duhet kujtuar se aktivistë të kësaj partie, disa herë e kanë hequr flamurin e shtetit të Kosovës të vendosur në një shtizë tek rrethrrotullimi i madh në hyrje të Prishtinës kah Veterniku, raporton Koha.net.
Atë e zëvendësonin vazhdimisht me flamurin kombëtar, kuq e zi, kryesisht gjatë festës së Flamurit.
Po ashtu, edhe nëpër qytete tjera të Kosovës, me rastin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, aktivistë të Vetëvendosjes janë përleshur me Policinë e Kosovës pikërisht për shkak të heqjes së flamurit shtetëror të Kosovës, të cilët i zëvendësonin me ata kuqezi.
Ndërkaq, derisa kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe anëtarja tjetër e kësaj partie, Donika Kadaj Bujupi po merrnin pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës Kosova e Re (më 24 shkurt 2017), aty u intonua himni i shtetit të Kosovës. Ymeri e Kadaj Bujupi nuk u ngritën në këmbë, ndërsa ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, që po ashtu po merrte pjesë në atë Kuvend, u ngrit.
Të njëjtit, Ymeri e Kadaj Bujupi, u ngritën në këmbë kur në sfond u dëgjua himni kombëtar.