Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në qeveri

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj, të propozuar nga Partia Demokratike.

Ky votim u bë në zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 maj, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu Kuvendi shkarkoi Niko Peleshin nga posti i zv. kryeministrit me 106 vota pro dhe emëroi zv. kryeministre Ledina Mandia me 119 vota pro.

Fatmir Xhafaj është shkarkuar nga Ministër i Brendshëm me 104 vota pro dhe është emëruar në këtë post Dritan Demiraj me 107 vota pro.

Ogerta Manastirliu është shkarkuar nga Ministre e Shëndetësisë me 114 vota pro dhe është emëruar në këtë post Arben Beqiri me 118 vota pro.

Olta Xhaçka ështe shkarkuar nga Ministre e Mireqenies Sociale dhe Rinisë me 113 vota pro dhe në këtë post është emëruar Xhulieta Kërtusha me 118 vota pro.

Është shkarkuar Arben Ahmetaj nga Ministër i Financave me 107 vota pro dhe është emëruar Helga Vuka me 116 vota pro.

Lindita Nikolla është shkaruar nga ministre e Arsimit me 109 vota pro dhe në këtë post është emëruar Mirela Karabino me 120 vota pro.

Petrit Vasili është shkarkuar me 102 vota pro nga ministër i Drejtësisë dhe në vend të tij është emëruar Gazmend Bardhi me 106 vota pro.

Po ashtu janë votuar edhe ndryshimet në kodin penal sa i përket reformës zgjedhore me 125 vota pro.

Gjithashtu gjatë sesionit të jashtëzakonshëm parlamentar do të miratohen dhe anëtarët e opozitës në komisionet e vettingut, paketës ligjore për reformën zgjedhore, si dhe emërimin e kryetarit të KQZ-së dhe një anëtari të tij, po ashtu propozime nga opozita.