Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ndryshon mënyrën e blerjes dhe marrjes me qira të veturave

Qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit, Isa Mustafa, ka mbajt mbledhjen e 133-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime dhe rregullore nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Kabineti ka miratuar rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 16/2013 për Strukturën Organizative të Zyrës së Kryeministrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nevoja për plotësim ndryshimin e kësaj rregulloreje ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, vitin e kaluar, për bartjen e Agjencisë Shtetërore të Arkivave nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe vendimit tjetër për krijimin e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, vendime këto që ndryshojnë strukturën organizative të ZKM-së”.

Gjithashtu bëhet me dije se është miratuar edhe udhëzimi administrativ për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2016 për Zbatimin e Procedurave Qendrore të Prokurimit Publik.

“Ky plotësim ndryshim është pjesë e reformave për të ngritur efikasitetin e shpenzimeve publike. Ky propozim ndryshim është pjesë e Programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që lidhet me zgjerimin e listës së produkteve për prokurim të përbashkët. Agjencia Qendrore e Prokurimit ka analizuar mallrat që mund të shkojnë si prokurim i përbashkët, duke shtuar në listë edhe blerjen e veturave, marrjen me qira të veturave, furnizimin me mobilie dhe shërbimet e shtypit dhe të publikimeve. Vlerësohet se këto shërbime do të jenë 10 për qind më të lira nëse kryhen nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, sesa nëse bëhen nga organizatat buxhetore veç e veç”.

Në këtë mbledhje, është miratuar vendimi për rialokim të mjeteve në buxhetin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në përputhje me 25 (njëzet e pesë) marrëveshjet e mirëkuptimit të nënshkruara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarët e komunave për projekte kapitale. Kjo Ministri ka përmbyllur me sukses fazën e ndarjeve të mjeteve financiare prej 2 milionë e 129 mijë eurove për mbështetjen e projekteve kapitale në komunat e Republikës.

“Me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të punës së komunave për ndarjen e këtyre mjeteve financiare, Ministria ka hartuar kritere të përgjithshme dhe të veçanta për komunat, mbi bazën e të cilave është bërë edhe vlerësimi i projekteve kapitale nga komunat për financim dhe bashkëfinancim”, thuhet në njoftim.

Kabineti miratoi vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për Manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që organizohet nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa.

Ky këshill propozohet në këtë përbërje: Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesues; Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, anëtar; Përfaqësues nga komuna e Skenderajt; Përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme; Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Po ashtu, në Këshill ftohen që të dërgojnë përfaqësuesit Zyra e Presidentit, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Në këtë mbledhje, është miratuar vendimi për emërimin e Edi Gusia, në pozitën e Kryeshefes Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, në kuadër të ZKM-së”.