Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa e ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook që të drejtojë akuza kah PDK-ja.
Ai ka akuzuar ish-partnerin e koalicionit se e ka penguar dhe ka mashtruar me liberalizimin e vizave dhe me themelimin e Ushtrisë.
Sipas Mustafës, Kosovës i nevojitet një qeveri evropiane, e cila i ka të hapura dyert në Evropë dhe SHBA.
“Kosovës i nevojitet një qeveri dhe qeverisje evropiane. Qeveri e cila i ka dyert e hapura në Evropë dhe SHBA, dhe nuk diktohet nga asnjë vend fqinj. Populli e di se kush e pengoi liberalizimin dhe kush e mashtroi me themelimin e ushtrisë. As njëra dhe as tjetra nuk bëhen me deklarata parazgjedhore e as me protagonizëm dhe sidomos nga ata që penguan”, ka shkruar lideri i LDK-së.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen më 11 qershor.
-
Mustafa: Pushteti më kot përpiqet që fajin për vonesën e liberalizimit t’ia hedhë opozitës
-
Mustafa: Ata që e bllokuan liberalizimin e vizave me kauza të rrejshme, le ta zgjidhin
-
Mustafa: Po shfrytëzohet dialogu për ta kushtëzuar liberalizimin e vizave
-
Mustafa: Ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-në, s’kanë legjitimitet të flasin në emër të Kosovës
-
Mustafa: Shteti i Kosovës nuk ka perspektivë në qoftë se nuk ka partneritet me BE-në dhe me SHBA-në