Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje në distancë mes Haradinajt e Mustafës

Kanë vazhduar përplasjet në distancë mes kandidatit për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit në largim Isa Mustafa.

Haradinaj ka thënë se askush nuk do të dalë nga puna në baza partiake në administratën shtetërore, por rrezikohen të dalin nga puna ata që nuk e kryejnë punën e tyre, ashtu siç kërkohet, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj u është përgjigjur akuzave të LDK-së se po shantazhon dhe kërcënon të punësuarit në administratën publike.

Ai ka përsëritur se nuk mund ta mbajnë vendin peng në emër të çfarëdo burokracie.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit në largim Isa Mustafa. Përmes një shkrimi në facebook, Mustafa ka thënë reformat në administratë nuk bëhen me shantazhe e masa të dhunshme, por me analiza të detajuara e projekte konkrete.

“Për dy vjet e gjysmë, bëmë reforma të konsiderueshme në administratën shtetërore. Vumë në binarë shumë institucione, duke përfshirë ATK-në dhe Doganën, ndaluam shpërdorimet administrative dhe financiare. Së bashku me Ambasadën Britanike, krijuam standardin e zgjedhjes me transparencë maksimale të drejtuesve në pozita të larta të institucioneve publike. Funksionalizuam edhe prokurimin elektronik, që kontribuon në luftën kundër korrupsionit në administratë. Të gjitha këto i bëmë me projekte konkrete dhe analiza të detajuara, e jo me masa të dhunshme, kërcënime, shantazhe, siç po na sugjerohet këto ditë”, ka shkruar Mustafa.

Gjatë ditës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar aderime të reja në këtë parti. Përveç disa të rinjve, këtij subjekti i është bashkuar gazetari Asllan Bajrami dhe ish-rektori i UP-së Mujë Rugova.