Arbëri

Përfaqësimi i grave në zgjedhjet në Kosovë

Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se 26 subjekte politike nga të cilat 5 koalicione, 19 parti politike dhe dy nisma qytetare, janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Ligji i detyron ato subjekte që të kenë në listat e tyre 30 për qind të kandidatëve të gjinisë femërore.

Por, organizatat për të drejtat e grave thonë se përqindja e detyruar nuk përfaqëson barazinë gjinore që duhet të jetë synim i institucioneve të Kosovës.