Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot Dita Botërore e Metrologjisë

Sot është Dita Botërore e Metrologjisë, e cila feston firmosjen e Konventës së Metrit më 20 maj 1875 nga përfaqësuesit e 7 shteteve. Kjo konventë vendosi bazat e bashkëpunimit botëror në shkencën e matjeve dhe aplikimeve të saj në industri, tregti etj.

Në këtë ditë, të gjitha institucionet e metrologjisë në botë apo organizatat rajonale dhe ndërkombëtare që operojnë në këtë fushë, organizojnë aktivitete promovuese dhe ndërgjegjësuese për publikun apo grupet e interesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qëllimi i kësaj dite është për të ndërgjegjësuar publikun se sa shumë matjet ndikojnë në jetën e secilit prej nesh.

Nuk raportohet nëse kjo ditë do të shënohet me ndonjë aktivitet edhe në Kosovë.