Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu, nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë në listën për deputetë ish deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin.
Ai ka thënë se publikimi i listës do të bëhet të premten. Ka deklaruar se në listë janë edhe ish-deputetët, por nuk ka pranuar të flasë nëse Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janë larguar apo jo nga kjo listë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeliu ka thënë se në mbledhjen e sotme është bërë aprovimi i kandidatit për kryeministër, është marrë vendimi për koalicionet dhe lidhjet me grupet tjera politike dhe aprovimi i kandidatëve për listë.
Ka shtuar se vetëm dy vota ishin kundër dhe ishte vetëm një abstenim në aprovimin e këtyre kandidaturave.