Analisti Driton Selmanaj, në emisionin “Click” të RTV21, ka vendosur t’i bashkëngjitet politikës në vend.
Ai nuk e ka bërë të ditur se në cilën parti do të aderojë, megjithatë ka njoftuar se do ta braktis debatin televiziv në të cilin ishte analist që një kohë të gjatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKam menduar gjatë, e kam vlerësuar gjatë, nuk ka qenë e lehtë të trajtohet si vendim, përkundër që njerëzit mendojnë se është një privilegj, për mua vazhdon të jetë një sakrificë dhe një vendim i vështirë, sepse jemi në një kohë ku të qenit në politikë është bërë profesioni më i urryer”, ka thënë Selmanaj.
Ai ka thënë se hyrja në politikë, në ditët e sotme tek njerëzit është bërë sikur ofendim ndaj vetes, por që ai e konsideron si përcetim të gabuar.
Në fund, Selmanaj tha se po provon të hyjë në një mal me shumë të panjohura pasi që vetëm fjalët nuk i mjaftonin ta ndërronin gjendjen në vend.