Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim homologun e tij estonez, Sven Mikser.
Hoxhaj tha se në takim është biseduar për gjendjen në rajon si dhe bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri kosovar i ka shprehur Mikserit mirënjohjen e tij për Estoninë e cila ka mbështetur shtetësinë e Kosovës.
Kurse, Ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, tha se Estonia do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën me theks të veçantë në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
“Mendoj se marrëveshja e MSA-së është një marrëveshje e madhe por besojmë se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë liberalizimin e vizave”, tha Mikser, raporton KP.
Ministri estonez tha se nuk e ka ditur që në Kosovë do të ketë zgjedhje kur e ka planifikuar vizitën e tij, por shprehu besimin që procesi zgjedhor do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe korrekte.
Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin një qeveri dhe parlament ndaj të cilave mund të kenë besim.
“Pas zgjedhjeve do të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë dhe me parlamentin”, tha ministri i jashtëm i Estonisë.