Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shënohet 50 vjetorit i krijimit të Institutit të Historisë

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami dhe Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë, njofton kumtesa nga MASHT, transmeton Koha.net.

Ministri Bajrami, me këtë rast, ka përgëzuar Institutin e Historisë për punën e palodhshme për 5 dekada me radhë, njëherit theksoi se nuk ka rrugë më të mirë në shënimin e përvjetorit të punës së këtij Instituti se sa përmes një konference të nivelit të lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur për rëndësinë e themelimit të këtij Instituti këtu e 50 vite më parë, ministri Bajrami ndër tjera tha: “Padyshim që themelimi i Institutit të Historisë ka qenë një moment kthese në emancipimin politik, kulturor, shkencor dhe në rreshtimin në rrugën e vështirë të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës dhe të shprehim respekt, në radhë të parë për themeluesit që s’janë më në mesin tonë, por jetojnë me ne, veçanërisht themeluesin akademik Ali Hadri”.