Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, priti në takim një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve, të kryesuar nga kongresisti Bob Goodlatte nga Virginia, kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin.
Gjatë takimit, u bisedua për progresin e deritashëm, zhvillimet aktuale si dhe perspektivën e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës në vitet në vijim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafa i njoftoi kongresistët amerikanë për të arriturat e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik, në proceset integruese euroatlantike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në fusha të tjera të jetës.
Duke theksuar mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve, Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me SHBA-të.
“Për Kosovën dhe popullin e saj, anëtarësimi i plotë në strukturat euroatlantike, ndryshe prej ndonjë vendi në rajon, është e vetmja alternativë”, tha Mustafa.
Kongresistët amerikanë vlerësuan të arriturat e deritashme të Kosovës duke theksuar përkrahjen e SHBA-së për zhvillimet e mëtejshme.
Kongresistët amerikanë u interesuan për çështje të ndryshme që lidhen me zhvillimet aktuale në Kosovës, për relacionet me vendet fqinje, forcimin e shtetit të së drejtës, për zhvillimet në rajon dhe më gjerë.
Të pranishëm në takim ishin kongresistët Bob Goodlatte (R-VA), Peter DeFazio (D-OR), Steve King (R-IA), David Cicilline (D-RI), Dave Trott (R-MI), Matt Gaetz (R-FL) dhe zëvendës-shefja e Misionit të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland.