Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria Mustafa ka “kapur” shtetin sipas modelit të PDK-së

Rrëzimi i Qeverisë me votat e PDK-së e la pa asnjë “maskë” Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët të tij, është akuza të cilën LDK-ja e hodhi në publik pak orë pas votimit të mocionit.

Të inkriminuar, me probleme të thella me ligjin dhe kapje të gjithanshme të shtetit janë akuzat, të cilat LDK-ja i riktheu në diskursin e vet për PDK-në, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje partia që drejton Isa Mustafa e shpalli të pavlefshme Marrëveshjen e koalicionit, duke mos e njohur asnjë pikë dhe asnjë rezultat politik të saj. Rezultat politik i saj nuk ishte vetëm zgjedhja e Hashim Thaçit president, të cilin tani LDK-ja nuk po e njeh.

Por ishte edhe ndarja e pushtetit mes dy partive sipas formulës 50-50, duke përfshirë institucionet dhe bordet e agjencive që janë kanë kompetenca të veprojnë të pavarura dhe të pandikuara politikisht. Në mënyrë të barabartë PDK-ja dhe LDK-ja i ndanë edhe postet diplomatike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.