Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 11 qershor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka caktuar 11 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, raporton Koha.net.

Sot në takim me presidentin shumica e partive politike u pajtuan që 11 qershori të jetë dita e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thaçi ka udhëzuar KQZ-në që të marrë hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Të mërkurën Kuvendi i Kosovës rrëzoi Qeverinë e Isa Mustafës pas mocionit për mosbesim të ngritur nga opozita e që u votua nga PDK, e cila ishte në koalicion qeveritar me LDK-në.

Më 11 qershor, në ditën e zgjedhjeve, përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen me Turqinë për eliminatoret “Rusia 2018” dhe më shumë se 15 mijë persona nga Kosova pritet t’ia mësyjnë Shkodrës për këtë ndeshje.

Image