Këshilli Sigurimit i KB-së do të debatojë për Kosovën më 16 maj. Serbinë në këtë takim do ta përfaqësojë ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviq, transmeton Koha.net.
Ajo, duke folur për këtë takim, ka theksuar se Serbia nuk do të mbetet e heshtur ndaj atyre që, siç i ka quajtur, kërcënimet që gjoja vijnë nga liderët politikë shqiptarë, nga lobistët shqiptaro mëdhenj të cilët, sipas saj, kundërshtojnë krijimin e Gjykatës Speciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të flasim për domosdonë e procedimit të të gjithë kryerësve të krimeve të luftës pa marrë para sysh përkatësinë etnike e fetare dhe për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur e nuk do të tolerojmë mos dënimin e krimeve që janë bërë ndaj serbëve”, citon novostionline të ketë thënë ministrja serbe e Drejtësisë nela Kuburoviq.
“Do të theksojmë se është i turpshëm vendimi i gjykatës franceze në Colmar lidhur me Ramush Haradinajn” ka thënë ajo duke shtuar se “Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes në rajon dhe ndaj dialogut me Kosovën.