Arbëri

LDK vazhdon me Isa Mustafën në krye?

Descriptive Text

Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për bashkëpunim. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se koalicioni parazgjedhor do të jetë diçka e re për këtë subjekt.

“Jemi të hapur me bashkëpunu, edhe në koalicionet parazgjedhore është diçka e re për LDK”, ka thënë ai.

“Besoj shumë që po”, thotë Haziri i pyetur nëse subjekti i tij do të dalë e para në këto zgjedhje të parakohshme, ka thënë Haziri në Rubikon të KTV-së.

Haziri nuk e konteston postin e Mustafës në krye të partisë. Ai madje thotë se Mustafa duhet të ndjehet mirë ngase nuk e ka thyer marrëveshjen.

“Pavarësisht këtij procesi, Isa Mustafa nuk ka asnjë përgjegjësi që PDK nuk e ka mbajtur fjalën”, ka thënë ai.

“Ne nuk kemi asnjë emër tjetër sot”, ka thënë ai i pyetur nëse Isa Mustafa vazhdon të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër.

LDK thotë Haziri është një dhe nuk bëhet fjalë për asnjë riformatim të partisë.