Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista Serbe lë të kuptohet se do të votojë rrëzimin e Qeverisë

Deputetët e Listës Serbe kanë mbajtur një takim dhe ka analizuar situatën e tanishme politike dhe marrëveshjen e koalicionit mes PDK-së, LD-së dhe LS-së.

Lista Serbe ka thënë se institucioneve të tanishme të Kosovës u mungon vullneti, dinamika dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deputetët e Listës Srpska, kanë mbajtur takim dhe kanë analizuar situatën e tërësishme politike si dhe marrëveshjen e koalicionit mes PDK-së, LD-së dhe LS-së mbi të cilin është themeluar qeveria në Prishtinë. Është e qartë që askush nga akterët politikë që paraqesin qytetarët në institucionet nuk janë pozicion të qartë politik e as perspektiv rreth situatës të sapokrijuar politike”, ka thënë Slavko Simiq.

“Institucioneve u mungon vullneti, dinamika, vendosmëria, përgjegjësia dhe komunikimi i sinqertë dhe i hapur pa të cilin nuk ka as prosperitet esencial e as zhvillim, e as nivel të respektimit. Na mungojnë zgjidhjet efektive dhe të qëndrueshme që gjërat të ndryshojnë e lëvizin nga pika zero që nënkupton se kemi nevojë për qeveri e cila ka plan e vizion dhe qëllime të definuara”, ka shtuar ai.