Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se partia e tij ka sjellë mendësi të demokratizimit në skenën politike. Ndërsa, sipas tij, koncepti i partisë së parë në vend, PDK-së, ka kohë që është degraduar.
Ymeri e sheh partinë që aktualisht është në koalicionin qeverisës në krye me Kadri Veselin problemin kryesor për gjendjen aktuale Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Ymerit, vendi duhet të orientohet kah zhvillimi ekonomik i cili domosdoshmërish duhet të burojë nga brenda.
“Duhet të orientohet kah zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi ekonomik duhet të burojë nga brenda”, ka thënë ai për Rubikon të KTV-së.
Tutje Ymeri theksoi se Kosova duhet të ketë sovranitet të plotë me çka nënkupton një shtet i cili ka kapacitet të kontrollojë kufijtë e vetë.
“Republika e Kosovës duhet të jetë me sovranitet të plotë, duhet të jetë shtet i cili i kontrollon kufijtë e vet, i cili ka kapacitete për të kontrolluar shtetin e vetë dhe i cili ka një territor i cili nuk është i ndarë përmes vijave etnike por ku jetojnë qytetarët”, ka thënë ai.