Ish-gazetarja Arbana Xharra e ka një arkiv të pasur të deklaratave publike kundër partisë, së cilës ka vendosur t’i shërbejë nga sot, raporton KTV.
Ajo e ka quajtur këtë parti në shumë raste parti të krimit dhe korrupsionit, dhe ka treguar sa i vjen neveri nga PDK-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ajo është vetëm një nga shumë individët që ndër vite i janë bashkuar PDK-së, pasi që paraprakisht kanë qenë kritikë të ashpër të saj.
Në mesin e tyre, Ramadan Ilazi e Ardian Arifaj që e lanë shoqërinë civile për partinë, atëherë të Thaçit.
Rast i rrallë ishte edhe Ajnishahe Halimi që u bë pjesë e partisë së Veselit, pasi që provoi për shumë vite, siç e thoshte vetë ta “çlirojë” Skenderajn nga krimi e korrupsioni i PDK-së.
E fotografi zori kishte bërë edhe Afrim Kasolli, deputet i zëshëm i Vetëvendosjes kundër PDK-së në legjislaturën 2010-2104.
Pas heshtjes disavjeçare, Kasolli është rehatuar si këshilltar i ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.