Faktori ndërkombëtar vijon të jetë i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri, në kushtet kur opozita e ka bërë të qartë tashmë vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, në rast se kryeministri Rama nuk pranon kushtin për t’i hapur rrugën krijimit të një qeverie teknike pa të në krye.
Eurodeputeti Knut Fleckenstein, i angazhuar personalisht për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri, ka diskutuar së fundmi për këtë problem edhe me senatorin amerikan John McCain.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e ka bërë të ditur vetë eurodeputeti përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Pata një bisedë konstruktive me senatorin John McCain në Uashington. Qëndrimi ynë sa i takon situatës në Shqipëri është i qartë. Ne i kërkojmë PD të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Fleckenstein në profilin e tij.