Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi mban të fshehta financat e 6 muajve të fundit

Kuvendi i Kosovës po i mban të fshehta shpenzimet financiare të tre mujorit të fundvitit 2016, pasi raportet financiare nuk janë publikuar fare në web faqen e Kuvendit.

Më 27 mars, KTV-ja ka kërkuar nga zyrtari për financa dhe sekretari i Kuvendit, për të marrë përgjigje për arsyen e mospublikimit të raporteve financiare, por edhe pas më shumë se një muaji ata nuk kanë dhënë përgjigje. Shpenzimet e kryetarit të Kuvendit dhe të deputetëve për paga, mëditje dhe udhëtime zyrtare jashtë vendit, nuk janë publikuar që nga tetori i vitit 2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kuvendi nuk ka publikuar shpenzimet financiare as për tremujorin janar, shkurt, mars të këtij viti.

Nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka thënë se ky raport do të publikohet, pasi që të diskutohet në Komisionin për Buxhet dhe financa dhe kryesinë e Kuvendit.

Ndërkaq, raporti financiar i Kuvendit për tremujorin e fundit të vitit 2016 është shqyrtuar në Komision për buxhet dhe financa, por i njëjti nuk është publikuar, thotë nënkryetarja e këtij Komisioni Safete Hadërgjonaj.

“Raportin vjetor për shpenzimet e Kuvendit për vitin 2016 e kemi shqyrtuar, kurse raportin e parë tremujor të këtij viti nuk e kemi shqyrtuar ende. Po presim të jetë një nga pikat e rendit të ditës në Komisionin për Buxhet dhe Financa”, ka thënë Safete Hadergjonaj, zv.kryetare e Komisionit për buxhet dhe financa.

Deputetja e “Vetëvendosjes”, Shqipe Pantina, thotë se është e pakuptueshme se si nuk janë publikuar raportet financiare për 6 muajt e fundit.

Kritika në drejtim të Kuvendit kanë bërë edhe monitorues të punës së këtij institucioni.

Thonë se mospublikimi i raporteve financiare tregon për mostransparencën e Kuvendit.

Monitorues të Kuvendit, thonë se kjo çështje nuk u ngrit si shqetësim në asnjë seancë të Kuvendit, nga asnjë grup i partive politike parlamentare.