Partia më e madhe në vend, PDK, premton se për mocionin e opozitës dhe mundësinë e prishjes së koalicionit, do të diskutojë me partnerët e saj.
Pas mocionit të opozitës, partia e Kadri Veselit është mbledhur për të diskutuar situatën e re, por pa kumtuar ndonjë vendim, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, partia e Isa Mustafës nuk ka shprehur gatishmëri që ky koalicion të prishet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Asnjë deputet i saj nuk ka nënshkruar mocionin e opozitës, por këtë e kanë bërë deputetë të PDK-së.
Nëse rrëzohet Qeveria e PDK-së dhe LDK-së, kjo do të ishte hera e tretë radhazi që koalicionet nuk arrijnë të përfundojnë mandatin 4 vjeçar.