Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuçi: Vendimet e PDK-së pas diskutimeve me LDK-në

Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e saj.

Drejtues të këtij subjekti thanë se si për mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë, por edhe gjendjen reale, pa injoruar faktet në të cilat gjendemi, do të diskutohen me partnerin e koalicionit dhe pastaj PDK do të marrë vendime në interes të qytetarëve të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, siç transmeton kp, ka deklaruara se PDK do të jetë e kujdesshme për vendimet që do të marrë, gjithnjë do ta vënë në pa interesin e vendit dhe interesin e qytetarëve të Kosovës.

“Ka kohë që jemi duke diskutuar me LDK në dhe të tjerët në mënyrë që si ta bëjmë jetën më dinamike në vendin tonë, si të jetë një vendimmarrje më e madhe dhe më e pritshme për qytetarët, ngase ka munguar një vendimmarrje e plotë dhe e shpejt dhe po ashtu edhe opozita nuk ka qenë konstruktive në vendimet e saja. Në ditët në vijim PDK do të jetë e përgjegjshme për arsyet politike dhe juridike të veprimeve që do t’i merr dhe me kohë do t’i njoftojë të gjithë, edhe opinionin publik edhe partnerët e koalicionit. Ne presim që të bisedojmë me partnerët e koalicionit, të shohim gjendjen reale, pa injoruar faktet në të cilat gjendemi dhe pastaj të marrim vendimin më të mirë, duke mos përjashtuar asnjë opsion që do ta forcojë legjitimitetin demokratik dhe interesin e qytetarëve të saj”, tha ai.