Deputeti i PDK-së Nait Hasani ka folur për iniciativën për Gjykatën Speciale që do të gjykonte kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë. Por sipas tij, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë treguar papërgjegjshmëri në këtë aspekt.
“Shoqëria në Kosovë nuk po pajtohen me formën e trajtimit deri më tash dhe po kërkojnë zgjidhje. Gjaku nuk falet, gjaku nuk bëhet ujë, krimet që ka bërë Serbia duhet të zbardhen, duhen të bëhen përpjekje për ta gjykuar Serbinë”, tha ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në Express Intervistën në KTV, tha se rreth 400 masakra janë bërë në Kosovë, një prej tyre është ajo në burgun e Dubravës ku ai është një prej të mbijetuarve.
“Kemi pasur një sistem ndërkombëtar në Kosovë, UNMIK-un. Ka mbledhur fakte që i ka zhdukur me kohë. Edhe EULEX-i është marrë vetëm me dënimet e UÇK-së e jo me krimet që ka bërë Serbia. Nuk është trajtuar asnjë fakt që ka mbledhur për krimet në Kosovë’, tha ai.
Ka folur edhe për Prokurorinë Speciale për të cilën thotë se do të duhej të merrej me këto krime.
“Në gjykatën e Hagës vetëm është përmendur Reçaku, burgu i Dubravës e më pas është tërhequr si lëndë dhe më pas nuk janë trajtuar. Kemi rastin e një polici që është polic në Kosovë dhe e ka dhunuar Vasfijen-Krasniqi-Goodman dhe nuk është dënuar. Krimet e luftës në Kosovë nuk falen”, tha tutje.
Ai thotë se Kosova patjetër duhet ta ketë një Gjykatë që gjykon krimet serbe.
Hasani thotë se duhet autorizuar Qeverinë që ajo të merret me lobime për krimet e luftës në Kosovë.
Deputeti i PDK-së ka folur edhe për tërheqjen e opozitës nga seanca.
“Nuk mendoj që opozita pati të drejtë. Ata u arsyetuan me çështje e znj.Flora Brovina. Fotografia bëri dëm por dikush ia ka dhënë atë fotografi. Shkaku i daljes së tyre nuk ka qenë rezoluta për këtë gjykatë. Por, Brovina nuk është adoleshente në politikë, ajo është e angazhuar në çdo fushë”, tha Hasani.
Sipas tij, nuk është me rëndësi kush e sjellë rezolutën në Kuvend për krimet serbe, me rëndësi është të ketë unitet.
Deputeti Hasani thotë se asnjë prokuror në Kosovë nuk është marrë me krimet serbe, e as në atë që ai ka qenë i mbijetuar, në Dubravë. Hasani ka paraqitur disa dëshmi që Serbia ka bërë ndaj popullatës shqiptare, dhe ka thënë se asnjëherë nuk është intervistuar.

“Papërgjegjësi e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, as ministria e Drejtësisë asnjë gjykatë as askush. Ata është dashur të na thërrasin neve në intervistë, ne që kemi dëshmi. Asnjëherë s’ka kanë ftuar. Kam emrat e të gjithë drejtuesve të burgut në Dubravë. Nga 2007 kemi pritur për kallëzimin penal që e kemi paraqitur. Ata duhet të dalin para drejtësisë”, tha ai.
“Prokuroria në Kosovë nuk ka guxuar të marrë ndonjë veprim. Për çdo vjet në Kuvend e kam ngritur këtë çështje. Burgu i Dubravës është çështje shtetërore”, tha tutje Hasani, duke treguar se aty është bërë një krim i shtetit dhe është e paramenduar.
“Është gjenocid ndaj shqiptarëve. Ne jemi të gatshëm të dëshmojmë”, tha ai.
Ka treguar se në vitin 2012 nuk është intervistuar nga EULEX-i, por vetëm i kanë thënë që s’kanë autoritet për këtë çështje që ta intervistojnë.
Hasani përsëri u shpreh i bindur se duhet votuar rezoluta për Gjykatën Speciale për krimet e luftës. Ka thënë se opozita nuk duhet të vijë në seancë për hir të PDK-së por për hir të shtetit.